Investimi në Zvërnec, Rama me gazetarët evropianë: Protesta është e drejtë themelore, kam marrë pjesë edhe vetë në…
Në një takim me gazetarë në Kryeministri dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama deklaroi se e konsideron protestën si një të drejtë themelore demokratike dhe se edhe ai vetë ka marrë pjesë në protesta në të kaluarën. Ai solli në kujtesë edhe ngjarjet e vitit 2011, duke thënë se gjatë asaj proteste u vranë katër protestues me armë nga godina e institucionit ku ai ndodhej në atë kohë, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rënda në historinë politike të vendit. “Për mua është një epokë ndryshe, një moment ndryshe në histori, dhe është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit të protestojnë pa asnjë problem. Kjo për mua është një arritje për të cilën shqiptarët...
Burimi:
sot.com.al