Gjykata e Shkodrës lë në burg 36- vjeçarin, shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e një 62- vjeçari…
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Adnan Galica, i dyshuar si shkaktari i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të plagosur një baba me dy fëmijët e tij të mitur.Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të lehtë sigurie, duke argumentuar se 36-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë skizofreninë dhe epilepsinë.Sipas mbrojtjes, Galica ka pasoja të rënda shëndetësore nga një aksident i ndodhur kur ishte 18 vjeç, pas të cilit kishte qëndruar për një periudhë në koma.Avokati kërkoi masën “arrest shtëpie” dhe trajtim të specializuar mjekësor deri në përfundimin e ekspertizës psikiatrike nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.Edhe mjeku reanimator i spitalit rajonal të Shkodrës rekomandoi...
Burimi:
sarandanews.com