Forcohen kapacitetet operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit në kuadër të projektit EU4FAST
Pajisje, mjete logjistike bashkëkohore dhe automjete, në kuadër të projektit “Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor – EU4FAST”, iu dorëzuan sot Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, të Ambasadës Franceze, ambasadave partnere të projektit, si dhe përfaqësues të organizatave dhe strukturave të përfshira në zbatimin e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për Policinë e Shtetit, duke theksuar se ky donacion do të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve për hetimin e krimit kibernetik, menaxhimin e kufijve dhe këqyrjen e vendit...
Burimi:
sot.com.al