Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U shkarkua nga Çuçi me urdhër të Ramës/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë,do dëmshpërblehet me 100 mijë euro
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pasi Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, të cilët rrëzuan ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos. Në bazë të këtij vendimi përfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash...