Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro paga
Trupa gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit ka rrëzuar ankimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme që kërkonin prishjen e vendimit që i dha të drejtë ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Sipas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit të dhënë nga gjyqtarët Ardian Dvorani (relator), Gentian Hamiti e Sokol Ibi (anëtarë), shteti shqiptar duhet t’i paguajë ish-drejtorit Gledis Nano 60 paga mujore për 5 vite, të përllogaritura me një vlerë rreth 100 mijë euro, duke shënuar kështu një fitore të dytë të tij. Gledis Nano u shkarkua nga detyra me propozim të ish-Ministrit të Brendshëm Bledi...