Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U konfliktua fizikisht me kryetarin e fshatit/ Arrestohet pronari i hotelit që ndërtoi pa leje në zonë e mbrojtur
Pas konfliktit të dhunshëm në Volorekë, ku u përfshinë disa persona, policia nisi hetimet për rastin dhe rezultoi që Jetmir Muçllari ka kryer punime ndërtimore pa lejë në një sipërfaqe toke që pretendon se është e tij, por është pjesë e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura. Mbi të rëndon vepra penale “shpërdorim i tokës dhe ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”. Mësohet se nga IMT e Pogradecit ishin pezulluar 1 javë më parë punimet në këtë sipërfaqe. Çështja i kaloi prokurorisë për hetime të mëtejshme.