Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U kap më 11 kg kokainë dhe një pistoletë, arrestohet në Itali 34-vjeçari shqiptar i dënuar më parë për vrasje
Skuadra e Policisë së Bolonjës arrestoi një 34-vjeçar shqiptar për posedim të mbi 11 kilogramëve kokainë dhe një arme. 34-vjeçari, i cili kishte qenë nën mbikëqyrje për njëfarë kohe, ishte dënuar tashmë me 14 vjet burg për vrasjen e një muratori rumun 25-vjeçar në Bolonjë më 26 shtator 2011. Për këtë krim dhe për shfrytëzim prostitucioni, 34-vjeçari kishte qenë në burg “nga viti 2011 deri në maj 2024”, sipas Shtabit të Policisë. Hetuesit monitoruan lëvizjet e burrit dhe më pas vendosën të kontrollonin shtëpinë e tij në Castel dei Britti, një fshat i vogël i San Lazzaro di Savena, në...