Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump hedh akuza të forta ndaj Barack Obama: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe ekipin e tij se kanë organizuar një “mashtrim elektoral të nivelit më të lartë” kundër presidencës së tij në vitin 2016. Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump ka shpërndarë një intervistë të ish-kongresistes dhe aktualisht drejtores së inteligjencës, Tulsi Gabbard, dhënë për televizionin Fox News, në të cilën flitet për informacione të “manipuluara dhe të fshehura” lidhur me ndërhyrjet e mundshme ruse në zgjedhje nga zyrtarë të administratës Obama. “Paneli i komentuesve bëri një punë fantastike në ndjekjen penale të Obamës...