Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Tre golat e Steauas përmbysin Dritën, Ballkani del fitimtar në ballafaqimin e parë me Shamrokun
Ballkani ka përmbushur me sukses objektivin e sotëm në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi ka mposhtur Shamrok Roversin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 56, kur Adetunji shënoi golin e vetëm të takimit. Ndërkohë të njëjtin fat nuk e pati Drita. Klubi nga Gjilani është mposhtur nga Steaua e Bukureshtit në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës. Ekipi shqiptar arriti të kalonte i pari në epërsi. Tusha tundi rrjetën që në minutën e 7, ndërsa në të 50-n Manaj dyfishoi shifrat dhe bëri të krijohej ideja se Drita do të largohej me fitore nga Rumania. Por ndeshja nisi të merrte një rrjedhë tjetër që nga minuta...