Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedi në det, 38 të vdekur pasi stuhia përmbyt anijen turistike
Një anije turistike u përmbyt gjatë një stuhie të fuqishme në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku të paktën 38 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë. Anija Wonder Sea mbante 48 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në një turne turistik në Gjirin Ha Long, një destinacion i njohur për vizitorët. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë 11 të mbijetuar. Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve të Vietnamit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë. Ngjarja ndodhi në kohën kur stuhia tropikale Wipha kishte prekur Detin e Kinës Jugore, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra...