Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tjetër tragjedi në Tomorrowland! Pas zjarrit që përfshiu skenën, një grua kanadeze humb jetën gjatë festivalit
Një grua kanadeze, 35 vjeçe, humbi jetën pak orë pasi nisi festivali i muzikës elektronike Tomorrowland, në qytetin Boom pranë Antwerpës, Belgjikë. Ajo ishte pjesë e dhjetëra mijëra të pranishmëve që morën pjesë në natën e hapjes. Zyra e prokurorit në Antwerp konfirmoi se po heton vdekjen e gruas, e cila u dërgua menjëherë në spital pasi u ndje keq gjatë festivalit. Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë në spital. Autoritetet nuk kanë zbuluar ende shkakun e vdekjes dhe hetimet vazhdojnë. Debby Wilmsen, zëdhënëse e festivalit, tha për mediat: “Ajo mori ndihmën e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Universitar të...