Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Testamenti i Gjon Muzakës – Nga MOIKOM ZEQO
(NIL SUB SOLE NOVUM-ASGJË E RE NËN DIELL) Në 3 qershor 1510 princi i thinjur arbër Gjon Muzaka u ul tek tryeza e shkrimit. Pati ndjesinë marramendëse se u fiksua pazgjidhshëm në një objekt sekret që e ripërtërinte, por edhe e rrëqethte. Sot mbushte 52 vjeç, por ndihej i mplakur si një patriark. Para tij qe Bibla në latinisht. E shfletoi i sigurt. Ezekieli (21,3): “… i thuaj pyllit të Negevit: Dëgjo fjalën e Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti: unë po ndez tek ty një zjarr, që do të gllabërojë çdo dru të blertë; flaka e zjarrtë nuk do të shuhet dhe çdo fytyrë nga veriu në jug do të digjet. Çdo mish do ta shohë që unë, Zoti, e kam ndezur, nuk do të shuhet…”.Gjon...