Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tentuan të kalonin kanabis me çanta drejt Greqisë, dy autorët i ikin policisë
👁12444
Dy shtetas kanë tentuar të kalonin përmes kufirit të gjelbër nga Shqipëria drejt Greqisë dy çanta të mbushura me pako me drogë. Ata janë pikasur patrulla e Policisë Kufitare në vijën kufitare me Greqinë mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, midis piramidave 43 dhe 44. Efektivët kanë konstatuar në largësi dy shtetasit që transportonin çantat mbushur me kanabis. Kur kanë parë punonjësit e Policisë, ata kanë braktisur çantat e krahut ku u gjetën 20 pako të mbushura me kanabis me peshë totale 32.3 kilogramë dhe janë larguar në thellësi të kufirit ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare...