Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit
Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri, verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës. Policia finalizoi operacionin e koduar ‘Qelqi’, ku u sekuestruan mallrat, kamioni, pasaporta dhe celulari i të arrestuarit. ‘Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli në automjet u konstatun arka me verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen...