Tenda, pedana dhe struktura betoni/ Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Tenda, pedana dhe struktura betoni/ Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Edhe pse fundjavë, strukturat e IMT-së vendore, Policia Bashkiake dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë Durrës kanë vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Prej mëngjesit të sotëm, ndërhyrja u përqendrua në lagjen 3 të qytetit, pranë poliklinikës qendrore për të hequr tenda, pedana, si dhe struktura betoni të vendosura në mënyrë të paligjshme në trotuare dhe ambiente publike. Ky aksion është pjesë e një operacioni të përditshëm që nisi pas vizitës së kryeministrit Rama në Durrës, duke pasuar me ndërhyrje fillimisht në Bulevardin “Epidamn”, për t’u shtrirë më pas edhe në lagjet e tjera të qytetit.
Burimi: Sot.com.al