Tersi kuqezi! Si ka mundësi që Gjimshiti dëmtohet 3 herë radhazi në ndeshjen para grumbullimit?

Tersi kuqezi! Si ka mundësi që Gjimshiti dëmtohet 3 herë radhazi në ndeshjen para grumbullimit?

10 Nëntor 2024

20:02

Telesport

Për herë të tretë radhazi, Shqipëria do të luajë ndeshjet e vlefshme për Nations League pa kapitenin e saj. Berat Gjimshiti nuk do të jetë dot gati për ndeshjet e nëntorit, pas dëmtimit të fundit që pësoi me Atalantën.
Duket e pabesueshme sesi kjo ndodh prej tri herësh radhazi pikërisht në ndeshjen e fundit të skuadrës italiane para grumbullimit te Shqipëria.
Një argument është mbingarkesa fizike që Gjimshiti ka pasur në dy sezonet e fundit në Bergamo. Ai luajti vetëm 25 minuta në ndeshjen me Udinese për shkak dëmtimi dhe nuk dihet se kur mund të kthehet në fushë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente