“Nuk garoj në Valencia pas tragjedisë edhe sikur ta di që do të humbas titullin kampion”
1 Nëntor 2024
12:58
Telesport
Botërori i MotoGP do të vijojë këtë fundjavë në pistën e Sepang, në Malajzi, por mendja e pilotëve është drejtuar edhe për nga gara e radhës në Valencia. Një qytet i gjunjëzuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, që kanë sjellë edhe pezullimin e mjaft aktiviteteve sportive.
Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, kampioni në fuqi në MotoGP, ka folur për mundësinë e zhvillimit të garës në Valencia: “Nuk mendoj se është e drejtë të garojmë aty, duke parë kushtet dhe gjithçka ka ndodhur”.
“Shpresoj shumë që drejtuesit ta marrin parasysh këtë në një nivel etik dhe atë që po ndodh aty para se të shkojmë të garojmë. Nuk është gjëja e duhur për të garuar aty. Nuk jam i gatshëm të shkoj e të garoj aty, ndaj jam gati të heq dorë nga titulli botëror për këtë gjë”, tha Bagnaia.
Italiani tregoi një formë të mirë në provat e lira që po zhvillohen në Sepang, ku do të krkojë të ngushtojë diferencën me Jorge Martin në renditjen e përgjithshme. Ky botëror ka ende edhe tri gara për t’u zhvilluar.
Burimi