Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani
Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani. Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, çka ka rritur ndjeshëm ndjenjën e frikës mes publikut. Në kushtet e pasigurisë, stafi i sigurisë ndërhyri për të larguar këngëtarin nga skena, ndërsa publiku u përfshi nga paniku. Të pranishmit raportojnë se njerëzit filluan të vraponin drejt daljeve të emergjencës, duke shtyrë njëri-tjetrin në...