“Të jem i sinqertë, mund të dilte të paktën 3-1”! Ilir Daja flet pas ndeshjes me Hajduk: E tentojmë përmbysjen në Shqipëri

“Të jem i sinqertë, mund të dilte të paktën 3-1”! Ilir Daja flet pas ndeshjes me Hajduk: E tentojmë përmbysjen në Shqipëri

Dinamo ka luajtur në mënyrë shumë të mirë kundër Hajduk Split në transfertë, ndërsa në fund humbi në shifrat 2-1. Gabimi i Ditës i kushtoi humbjen ekipit shqiptar, që largohet me një shije jo edhe aq të mirë nga Kroacia. Megjithatë Daja mendon ndryshe, teksa tekniku shqiptar shprehet se gjithcka mbetet e hapur dhe se gabime të tilla ndodhin për sa kohë loja zhvillohet me pasime nga portieri te mbrojtësi dhe jo duke përdorur topin e gjatë si alternativë. “është bukur kur luan para 33.000 tifozëve. E nisëm ndeshjen shumë mirë, kishim shumë momente të mira dhe shanse të krijuara dhe pjesën e parë e kemi luajtur mirë. Në fillimin e pjesës së dytë, ia dhamë topin shumë herë Hajdukut në mënyrë të panevojshme. Të...