
13040
Një punëtor i terminalit të aeroportit të Vlorës humbi jetën pasditen e sotme. Sipas raportimeve të Syri mësohet se punëtori i moshës 39 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit. Policia ka mbërritur në vendngjarja për të kryer hetimet mbi aksidentin në punë.