SYRI TV/ Gjirokastrës i mungon farmacia 24 orë, banorët: E nevojshme dhe për turistët

SYRI TV/ Gjirokastrës i mungon farmacia 24 orë, banorët: E nevojshme dhe për turistët

Gjirokastra, një nga qytetet turistike më të frekuentuara në këtë sezon veror vuan mungesën e një farmacie që të shërbejë 24 orë. Banorët thonë se janë ankuar, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Edhe vetë turistët që qëndrojnë me ditë në qytetin e gurtë shprehen se në rast urgjence gjatë orëve të natës nuk ka asnjë farmaci të hapur. Syri TV Situata është problematike në zonën muzeale, përfshirë dhe pazarin që është një nga destinacionet më të vizituara të qytetit. Mungesa e një shërbimi të tillë shëndetësor konsiderohet shqetësuese.
Burimi: Syri.net