Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Stefan Cvajg: Takimi i fundit me Sigmund Frojdin
Stefan Cvajg Nga Stefan Cvajg “Ai burrë që po gjente tani strehim në Londër pasi kishte ikur nga atdheu i vet, të cilit ia pati rritur lavdinë në mbarë botën e për të gjitha kohërat, me moshën që kishte qe tanimë një plak e një njeri i sëmurë rëndë. Por nuk ishte aspak një burrë i lodhur e i kërrusur. Me vete isha trembur një çik se mos më dukej i dëshpëruar ose i tronditur pas tërë atyre çasteve torturuese që duhej të kishte kaluar në Vjenë, por e pashë më të lirë e madje më të lumtur se kurrë. Më shpuri në kopshtin e shtëpisë që kishte zënë në një lagje të jashtme të Londrës. “A kam pasur ndonjëherë shtëpi më të bukur se...