Orges Shehi, “arkitekti” i lavdisë dhe “zjarrfikësi i  djegies” së bardhebluve

Orges Shehi, “arkitekti” i lavdisë dhe “zjarrfikësi i djegies” së bardhebluve

Kur flitet për raportin e Orges Shehit me stolin e Tiranës, shifrat nuk janë thjesht numra, por dëshmi e një lidhjeje simbiotike. Nga titulli kampion i vitit 2022, që riktheu dominimin bardheblu, deri te operacioni “shpëtim” i majit 2026, durrsaku në stol ka treguar se di të fitojë si me petkun e favoritit, ashtu edhe me presionin e mbijetesës mbi supe. Epoka e parë: Makineria e titullit dhe rekordeve Rikthimi në kujtesë i periudhës janar 2021 – tetor 2023 na tregon një Tiranë që luante futbollin më modern në Shqipëri. Në sezonin e madh 2021-2022, Shehi udhëhoqi skuadrën drejt titullit të 26-të kampion me statistika mbresëlënëse. Tirana e mbylli atë kampionat me 73 pikë, duke pasur sulmin më të mirë (64 gola të shënuar) dhe...