‘Klasikja’ me Vllazninë, Orges Shehi: Përqendrimi te sfida jonë. Aleanca jonë e vetme, paraqitja në fushën e lojës

‘Klasikja’ me Vllazninë, Orges Shehi: Përqendrimi te sfida jonë. Aleanca jonë e vetme, paraqitja në fushën e lojës

Këtë të mërkurë do të luhen sfidat e javës së parafundit të Kategorisë Superiore ku janë ende verdikte për të dhënë. Spikat në këtë raund të kampionatit Klasikja e futbollit shqiptar ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë dy skuadra me objektiva të ndryshme. Ndërsa Vllaznia e ka siguruar pjesëmarrjen në Final Four, Tirana është në një garë të ethshme për mbijetesën. Në prag të sfidës me shkodranët, trajneri i bardhebluve ka folur për median duke theksuar se është i fokusuar te skuadra e tij ‘Përballë nesër kemi një kundërshtar, që do respekt për historinë dhe renditjen ku është. Jemi munduar të rikuperojmë lojtarët nga ndonjë dëmtim nga ndeshja e fundit. Dihet vlerësimi dhe përqëndrimi, sepse edhe dy ndeshje kanë mbetur. Duam të vazhdojmë me të njëjtin...