Jo vetëm Shehi, nga Tirana largohet edhe kapiteni Xhixha/ 27-vjeçari pranë akordit me klubin shqiptar
Kapiteni i Tiranës, Redon Xhixha, duket se është pranë mbylljes së aventurës së tij me bardheblutë. Sipas raportimeve nga Maqedonia e Veriut, sulmuesi ka arritur një marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës dhe transferimi i tij konsiderohet çështje kohe. Nëse gjithçka zyrtarizohet, Xhixha do të jetë pjesë e skuadrës tetovare në garat europiane të sezonit të ardhshëm, duke përforcuar një nga ekipet më ambicioze të futbollit maqedonas. Largimi i 27-vjeçarit përbën një tjetër humbje të rëndësishme për Tiranën, e cila më herët u nda edhe me trajnerin Orges Shehi. As tekniku dhe as kapiteni nuk arritën një marrëveshje me klubin për vazhdimin e bashkëpunimit. Pavarësisht vështirësive të sezonit të kaluar, Xhixha ishte një nga lojtarët që kontribuoi në realizimin e objektivit të mbijetesës, duke mbajtur rol...
Burimi:
top-channel.tv