Flamurtari dhe Teuta ndajnë pikët, vlonjatët rikthehen në Kategorinë e Parë

Flamurtari dhe Teuta ndajnë pikët, vlonjatët rikthehen në Kategorinë e Parë

Flamurtari dhe Teuta janë ndarë në një barazim 1-1 në sfidën e javës së parafundit të Superiores. Takimi i luajtur në Vlorë nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 12’ me anë të Rasos, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 62’ nga Boci. Pjesa e mbetur e sfidës prodhoi kartonë por asnjë gol, me vlonjatët që ranë zyrtarisht në Kategorinë e parë, ndërsa durrsakët do të luftojnë për mbijetesë. REZULTATI: Flamurtari 1-1 Teuta Raso 12’ / Teuta 62’ Top Channel