Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Skënderbeu i Madh” i autorit anglez Robert Bigsby LL.D.
NGA: GJON KEKA Sikur që kam shkruar edhe më parë në veprat e mia ,edhe këtu po e nënvizoj fortë se për kryezotin tonë arbëror janë shkruar vepra të karaktereve të ndryshme nga pothuajse të gjitha kombet e popujt e Europës dhe Botës. Një figurë e tillë si kjo e kryeheroit dhe mbretit tonë arbëror Gjergj Kastriotit , e të cilën do të donin ta kishin shumë popuj të Europës , është një thesar i madh i historisë së kombit tonë arbëror europian. Duke qenë se vetë merrem vazhdimisht më studimin e kësaj epoke të artë të kombit tonë,respektivisht epokës së Gjergj Kastriotit të Madh,jam i bindur se për këtë Mbret arbëror ,këtë kryezot,burrështeti e kryehero janë shkruar vepra të panumërta.Sepse kjo figurë mbikohore ishte frymëzim...