Skandal në Elbasan, sherr masiv mes futbollistëve pas përfundimit të ndeshjes

Skandal në Elbasan, sherr masiv mes futbollistëve pas përfundimit të ndeshjes

“Elbasan Arena” është kthyer në një arenë boksi mes futbollistëve të elbasanit dhe Pogradecit. Ajo që duhet të ishte një ndeshje miqësore futbolli ëhstë shndërruar në një përlasje grushtash e sharjes mes futbollistëve fillimisht, e më pas mes stafit teknik dhe tifozëve. Pas përfundimit të takimit Elbasani–Pogradeci 2-2, futbollistë të të dyja palëve u përfshinë fillimisht në një përplasje verbale, që brenda pak sekondash u kthye në sherr fizik masiv. Dhe nuk mbaron me kaq! Persona nga stafi dhe tifozë të Elbasanit u futën në fushë duke goditur futbollistët pogradecarë me grushte dhe madje edhe me goditje në stilin “Kung-fu”....
Burimi: Vizionplus.tv