Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situatë emergjente me zjarre në 9 zona, rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë
Në vend 9 prej vatrave të zjarrit nga 32 të raportuara 24 orët fundit janë ende aktive. Në liqenin e luleve në Parkun Kombëtar të Lurës flakët sipas ministrisë së Mbrojtjes kanë përfshirë një sipërfaqe në vendin e quajtur fusha e pelave dhe një mbi fshatin Gurë – Lurë. Të dyja vatrat po mbahen në monitorim. Në Zerqan të Bulqizës zjarri ka rënë në një terren të vështirë me shkurre dhe dushqe. Ndërsa në Zall Gjoçaj të Matit relieve i thyer vështirëson ndërhyrjen për të shuar flakët në zonën e mbrojtur me pisha. Zjarri është riaktivizuar në Dovolan të Maqellarës...