Situatë e rënduar nga zjjarret në Finiq, banorëve u bëhet thirrje për kujdes

Situatë e rënduar nga zjjarret në Finiq, banorëve u bëhet thirrje për kujdes

Një zjarr i përmasave të mëdha që ka nisur në zonën pyjore është shtrirë në tri fshatra, Dhivër, Cerkovicë dhe Shëndre të bashkisë Finiq. Zjarri erdhi si shkak i një rrufeje mbasditen e së martës, ndërsa ka marrë përmasa sot. Situata është e rënduar dhe u është bërë thirrje banorëve të fshatrave të jenë të vëmendshëm, madje ka pasur dhe evakuime.  Në ndihmë ndodhen sherbimet zjarrfikëse të Finiqit, Sarandës dhe Konispolit. Edhe një helikopter eshtë gjithashtu angazhuar në shuarjen e zjarrit.   Nisur nga terreni i vështirë efektivët dhe zjarrfikësit ndihmojnë në shuarjen e zjarrit me pompa në krahë. Ndërkohë banorët po angazhohen për shuarjen e flakëve me shkurre.