Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra të raportuara në 24 orë, 9 prej tyre ende aktive

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra të raportuara në 24 orë, 9 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe. Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri: * Qarku Dibër: Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po zhvillohet në dy vatra të ndara – një në “Fusha e Pelave” aktive dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë nën monitorim. * Bulqizë: Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër aktive mbi fshatin Krajkë, në terren...
Burimi: Javanews.al