Si e pushtoi botën, arti dhe dizajni islamik?

Si e pushtoi botën, arti dhe dizajni islamik?

Nga: Cath Pound / BBCPërktheu: Agron Shala / Telegrafi.com “Cartier dhe Arti Islamik: Në kërkim të modernitetit” – aktualisht e ekspozuar në Muzeun e Artit të Dallasit, pas ekspozitës jashtëzakonisht të suksesshme në Muzeun e Arteve Dekorative në Paris – zbulon mënyrën me të cilën dizajnet gjeometrike të artit islamik ia dhanë Cartier-it frymëzimin për të krijuar estetikë novatore moderne për bizhuteritë e bukura të fillimit të shekullit XX. Dizajnët e Cartier-it janë pjesë e marrëdhënieje shekullore mes krijimit artistik evropian dhe artit islamik. Është marrëdhënie që Olivier Gabet – drejtor i Muzeut të Arteve Dekorative – e pranon në katalog se gjithmonë ka qenë “shumë politik”, me “përzierje të magjepsjes, të dhunës dhe të dominimit”. Megjithëse për shekuj të tërë tregtarët dhe diplomatët kishin qenë të vetmit evropianë që...