Shtatë mumjet e famshme, dhe sekretet që na kanë zbuluar për botën e lashtë

Shtatë mumjet e famshme, dhe sekretet që na kanë zbuluar për botën e lashtë

Njerëzit kanë besuar prej kohësh tek vazhdimi i jetës edhe pas vdekjes fizike. Për shembull egjiptianët e lashtë, janë të famshëm për ritualet e tyre të sofistikuara të funeraleve dhe besimin mbi jetën e përtejme. Por praktika e ruajtjes së qëllimshme të trupave, shtrihet ndoshta 3500 vjet më herët sesa mumiet e Egjiptit të lashtë. Mumiet e varrosura me pasuri dhe objekte personale, gjenden në gjithë botën. Ato zbulojnë atë që njerëzit e konsideronin të rëndësishme, simbolet e tyre shpirtërore dhe atë që ata besonin se ndodh pas vdekjes. Ötzi, Njeriu i Akullit Kur mumja e njohur tani si Ötzi, Njeriu i Akullit, u zbulua në Alpe në vitin 1991, autoritetet austriake menduan fillimisht se trupi i përkiste një alpinisti modern, sepse ishte shumë i ruajtur. Por më vonë e kuptuan se i përkiste Epokës së Bakrit. Ötzi u zbulua në një kalim malor 3.210 metra mbi nivelin e detit, mbi luginën e afërt Ötztal në Austrinë Perëndimore. Ai jetoi...