Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shqiptarët pjesë e rrjetit të drogës të drejtuar nga polici grek, zbulohen 5 milionë euro në llogari
Tetë persona janë arrestuar nga policia greke, si pjesëtarë të një grupi kriminal që trafikonte drogë në ishullin e Mykonosit. Ndër ta janë katër efektivë të policisë greke dhe katër shtetas shqiptarë. Në kërkim vijon të jetë edhe një tjetër person i dyshuar. Grupi dyshohet se rihidhte në treg drogë të sekuestruar nga vetë policia. Hetimet zbuluan lidhje të oficerëve të policisë me pjesëtarë të mafias greke, të cilët informoheshin për kontrollet policore që do të zhvilloheshin. Në krye të grupit kriminal ishte një oficer grek 42-vjeçar, i pezulluar nga detyra që prej 14 janarit 2025, pas një akuze për...