Shkodra liron trotuaret. Policia Bashkiake në aksion, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Shkodra liron trotuaret. Policia Bashkiake në aksion, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret dhe zonat rekreative janë shpesh të zëna nga biznese private, shkruan A2. Policia Bashkiake ka nisur njoftimet për heqjen e strukturave të paligjshme. Ndryshe nga qytete të tjera, shumë biznese në Shkodër kanë bashkëpunuar duke liruar vullnetarisht hapësirat. Aksioni do të intensifikohet të hënën, ku do të ndërhyhet ndaj atyre që nuk kanë zbatuar urdhrin.
Burimi: Javanews.al