Shfrytëzim prostitucioni/ Shqiptarët ‘në krye’ të rrjetit kriminal, detyronin dhe gra shtatzëna të shisnin trupin

Shfrytëzim prostitucioni/ Shqiptarët ‘në krye’ të rrjetit kriminal, detyronin dhe gra shtatzëna të shisnin trupin

Gjithçka ka nisur me një monitorim të zonës së Caorsana dhe via Stradiotti, ku autoritetet kanë vërejtur disa individë të dyshuar që frekuentonin shpesh këto zona. Hetimi ka zbuluar se shqiptarët ishin në krye të një rrjeti kriminal që shfrytëzonte prostituta, shumica e të cilave ishin gra shqiptare. Ky aktivitet kriminal përfshinte gjithashtu kërcënime me vdekje dhe dhunë ndaj vajzave, të cilat ishin të detyruara të merreshin me prostitucion. Një hetim i koordinuar nga Policia e Piacenzës dhe Policia Municipale ka zbuluar një rrjet të madh shfrytëzimi të prostitucionit, ku shqiptarët luanin një rol kyç. Hetimi, i cili ka nisur në shkurt të vitit 2018 dhe ka marrë emrin simbolik ‘Italianë njerëz të mirë’, ka çuar në arrestimin e dhjetë personave, mes të cilëve shqiptarë...