Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit. Sipas uniformave blu mësohet se dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi. Mësohet se policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në...