Sherr mes të rinjsh në Shkodër, nxirren thika e sëpata! Një i plagosur dërgohet në spital

Sherr mes të rinjsh në Shkodër, nxirren thika e sëpata! Një i plagosur dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pranë sheshit “Prekë Cali”, ku një sherr mes të rinjsh ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur edhe thikat e sëpata. Sipas të dhënave paraprake, gjatë përplasjes janë përdorur thika dhe një sëpatë, ndërsa njëri prej të rinjve ka mbetur i plagosur. Ai ka arritur të shkojë vetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani. Shkaqet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve...
Burimi: Javanews.al