Sherr me thikë e sëpatë mes të rinjve në Shkodër, një i plagosur

Sherr me thikë e sëpatë mes të rinjve në Shkodër, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Shkodër. Një person ka mbetur i plagosur pas një përplasjeje të dhunshme. Vizion Plus mëson se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti, ndërsa dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përdorur armë të ftohta, konkretisht thikë dhe sëpatë. I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Burimi: Vizionplus.tv