Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sherr me thika e sëpata mes të rinjve në Shkodër, një i plagosur (EMRI)
FOTO ILUSTRUESE SHKODËR-Një sherr mes një grup të rinjsh është raportuar në Shkodër. Konflikti ka ndodhur në lagjen Skënderbeg, ku sherri ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur edhe thikat e sëpata. Si pasojë Pjetër Guraleci, 33- vjeç është plagosur me thikë dhe është paraqitur vetë në spital. “Rreth orës 18:30, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa detaje të reja priten të zbardhen./ZËRI