Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Kërcënohet drejtori i IKMT-së, i vendoset kurorë me lule në shtëpinë e prindërve
Një kurorë me lule, simbol mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar në polici si një akt kërcënimi. Nika ka pasur rol kyç në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, ku është përballur me kundërshtime nga banorët. Njoftimi i Policisë: Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës,...