Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sarandë/ Motori përplaset me ‘Smart-in’, pëson dëmtime në kokë 22 vjeçari
Mbrëmjen e të Shtunës, një aksident ka ndodhur rreth orës 23:50 në rrugën Studenti, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas të dhënave zyrtare, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor, është përplasur me një automjet tip “Smart”, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi. Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e qarkullimit rrugor dhe kanë kryer testin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se...