Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Saga e lavdishme e familjes Muzaka
Nga: Luan Rama Në historinë mesjetare franke, një vend të nderuar zë dhe stradioti i famshëm Muzaka, një nga bijtë e Gjon Muzakës, i cili ishte një nga bashkëluftëtarët më të afërt të Skënderbeut. Sipas studiuesit të njohur të historisë së Greqisë dhe shqiptarëve të Greqisë, Carl Hopf, në librin e tij “Chroniques greco-romaines” shkruhet për të birin e Gjon Muzakës, Adrianin, i cili ishte kapiten i kalorësisë së lehtë në shërbim të mbretit francez. Ai kishte nën komandën e tij një trupë prej 300 stradiotësh dhe me ta luftoi kundër anglezëve të veri të Francës. Por, më pas mësohet se, i helmuar, vdiq në veri të Francës, në Picardie, në vitin 1526. Ndërkohë, vëllai i tij i quajtur Konstantin, siç shkruan historiani Paolo Petta...