Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rreziku i helmimit nga ushqimet, mjekët: Kujdes nga produktet e bulmetit dhe ushqimet e gatshme
Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë kanë rritur edhe rastet e helmimeve ushqimore. Mjekët theksojnë rrezikun e shtuar nga problemet gastrointestinale, sidomos gjatë udhëtimeve dhe qëndrimeve në plazh. “Gjatë verës rriten rastet me helmime ushqimore dhe shqetësime të traktit tretës, për shkak të konsumit të ushqimeve të pakontrolluara ose të ruajtura në mënyrë jo të duhur”, tha dietologia Arlinda Garuci. Mjekët dietologë tërheqin vëmendjen për më shumë kujdes të shtuar vecanërisht me produktet e bulmetit dhe ushqimet të cilat konsumohen të pagatuara. “Duhet të kemi kujdes më së shumti me produktet krudo, produktet e peshkut...