Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Reparte të armatosura arbërore në Hilandar dhe Kastriotët?!
Për çëshjten që jemi duke diskutuar janë me rëndësi dy akt-dhurime (diploma), që mbajnë nr. 82 dhe 105. Sot ruhen brenda fondeve të dokumenteve cirilike të Arkivit të Manastirit të Hilandarit. Akti parë është një akt-dhurim i përpiluar në vitin 6934 (sipas kalendarit bizantin i përgjigjet datës prej 1/IX/1425 – 31/VIII/1426), në zyrën e princit arbër, Gjon Kastrioti dhe i kushtohet manastirit të Hilandarit. Ndërkaq, akti dytë doli nga zyra e manastirit të Hilandarit, dhe është pa datë (datën e saktë të këtij akti duhet kërkuar brenda viteve 1426-1431), dhe i kushtohet Gjon Kastriotit. Që të dy këto akt-dhurime apo diploma janë botuar më se njëherë dhe deri me sot kanë qenë objekt i studimit. Është për tu thënë se, rezultatet e studiuesve serioz të...