Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Rënia e Despotatit arbëror të Artës
Si sot, më 4 tetor të vitit 1416, shënohet pikërënia e Despotatit të Artës, një shtet mesjetar arbëror i krijuar nga fisnikët Pjetër Losha dhe Gjin Bua Shpata në prill të vitit 1359 gjatë fushatës së tyre për të marrë nën zotrim Epirin. Pinjolli i fundit nga 4 sundimtarët e dinastisë Shpata të Despotatit të Artës ishte Jakup Bua Shpata, i njohur dhe si sundimtari i parë musliman arbëror në mesjetë (Dinastia Shpata sundoi Despotatin e Artës nga viti 1374 e deri më 1416). Jakub Bua Shpata trashëgoi fronin e Despotatit nga vëllau i tij, Muriqi, në vitin 1414/1415. Gjatë sundimit të tij të shkurtër (1414/15-1 tetor 1416), ai ishte në luftra të shpesha kundër rivalit të tij, Karlo Toko, një sundimtar italian që synonte...