Rama sulmoi “kasollen” në Theth, në Sarandë ndërtohet kat pa leje në mes të shetitores!

Rama sulmoi “kasollen” në Theth, në Sarandë ndërtohet kat pa leje në mes të shetitores!

Edi Rama, me zhurmë e tam-tam, shpalli një betejë epike kundër ndërtimit informal. Luftoi kasollen në Theth si të ishte Kalaja e Rozafës. Por, vetëm një javë më pas, Kryeministri duket se ka harruar misionin e tij të shenjtë. Flluska mediatike u shua më shpejt se një konferencë për shtyp në oborrin e Surrelit. Dhe ndërkohë që ai hesht, Saranda ngre kate të reja pa leje, pa frikë, pa ligj. Në qendër të shetitores së Sarandës, nën hundën e policisë, bar-restorant “Centrali” i shtetasit Jorgo Kondi (NIPT L041248010) ka ngritur një kat të plotë pa leje ndërtimi. Po, pa leje....
Burimi: Gijotina.com