Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, përmes të cilës tregon produktet e bllokura nga institucionet, pasi tregtoheshin pa faturë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë pamje nga aksioni i inspektorëve dhe produkteve të sekuestruara. Sipas tij, në 6 ditë janë bërë 32 ton sekuestrime të produkteve: qumësht, djathë dhe mish. Ai thotë se do të tregojë zero tolerancë për rastet e tregtimit pa faturë. “Vijon pa pushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund!”, shkruan kryeministri në rrjete sociale.
Burimi: Opinion.al