Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama: Prokurimet publike, me inteligjencë artificiale
Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje dje projektin e qeverisë për kryerjen e prokurimeve publike me inteligjencë artificiale, që sipas tij, do t’i japë fund ndërhyrjeve njerëzore në këtë proces. Në një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, Rama vlerësoi se teknologjia e re është bekim për vende si Shqipëria. “Duke shfrytëzuar teknologjinë ne kemi bërë një kapërcim që nuk do ta kishim bërë dot në shërbimet publike. Por faktet tregojnë se ka akoma shumë për të bërë. Në aspektin e qeverisjes një nga produktet ku unë jam investuar personalisht janë prokurimet publike me inteligjencë...