Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 32-vjeçari në plazhin e Shëngjinit

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 32-vjeçari në plazhin e Shëngjinit

Një 32-vjeçar humbi jetën këtë pasdite në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, pranë bustit “Willson”. Pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, 32-vjeçari ra nga lartësia e një skele dhe për pasojë, ndërroi jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv